Kurti në takim me Peach: Veprimet tona për zbatim të sundimit të ligjit

0
226

Kryeministri i Albin Kurti, ka takuar në zyrën e tij të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

“Kryeministri Kurti e njoftoi atë me veprimet dhe qëndrimet e Kosovës për sa i takon situatës së krijuar pas sulmeve dhe tensioneve të shkaktuara nga grupe të së djathtës ekstreme në komunat veriore, që lanë të lënduar dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it. Ai theksoi se veprimet e institucioneve të sigurisë kanë për synim zbatimin e sundimit të ligjit, teksa shprehu gatishmërinë e tij për takime të radhës të nivelit të lartë politik nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e ekzekutivit për këtë takim, i cili është mbajtur mbrëmë vonë.

Në komunikatë theksohet se kryeministri e ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here