Kurti në takim me James O’Brien, kërkon arrestimin e Radojçiqit

0
34

Kryeministri Albin Kurti, gjatë një takimi në Bruksel me Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James O’Brien, diskutoi për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe partneritetit mes Kosovës dhe SHBA, raporton GazetaBlic.

Kurti theksoi sulmin terrorist të 29 nëntorit ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës, duke ndarë detajet e hetimeve dhe reagimin e institucioneve të vendit për sanimin e dëmit dhe sigurimin e shërbimeve të energjisë dhe ujit.

Ai kërkoi arrestimin dhe ekstradimin e Millan Radoiçiq dhe grupit të tij, si dhe mbështetje për dënimin e këtij sulmi terrorist dhe parandalimin e të ngjashmëve në të ardhmen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here