Kurti në shënimin e Ditës së Aronisë Organike në Prizren, premton mbështetje për bujqësinë organike

0
121

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në shënimin e Ditës së Aronisë Organike në Prizren, ngjarje e organizuar nga shoqata “Mjedra e Kosovës” dhe kompania “ArtiFruit&Aronica”.

Në këtë aktivitet, Kurti vlerësoi përkushtimin e fermerëve dhe rolin e bujqësisë organike në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Ai tha se aronia është një produkt i ri, por me potencial të madh për Kosovën dhe njoftoi se brenda një viti produktet organike vendore do të kenë logon dhe standardet organike të Republikës së Kosovës.

Deri tani, certifikimi ka qenë nga BE-ja dhe vende të tjera.

Kurti theksoi mbështetjen financiare prej mbi 535 milionë euro për sektorin e bujqësisë gjatë mandatit qeverisës, si edhe rëndësinë e investimeve në infrastrukturë dhe lehtësitë burokratike.

“Aronia dhe pemët e imëta janë pjesë e së ardhmes sonë ekonomike dhe shembull se si mund të zhvillohet Kosova në mënyrë të shëndetshme dhe të qëndrueshme”, u shpreh Kurti./Indeksonline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here