Kurti: Në SHBA kërkova më shumë trysni që Radoiçiqi si organizator i Banjskës të del para drejtësisë

0
89

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë e përmendi sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri i Policisë Afrim Bunjaku.

Ai tha se gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku shkoi me ftesë të NDI, senatorëve dhe kongresistëve që i takoi iu ka kërkuar më shumë trysni që organizatori i atij sulmi, Milan Radoiçiq dhe pjesëmarrësit e tjerë në atë sulm të dalin para drejtësisë.

“Para katër ditësh u mbushën plot 11 muaj nga agresioni i Serbisë ndaj vendit tonë kur u vra rreshteri i Policisë, tash heroi i Kosovës Afrim Bunjaku. Për këtë sulm Serbia ende nuk është mbajtur përgjegjëse dhe vijon të mos e dorëzojë drejt autoriteteve tona kryekriminelin e saj Milan Radoiçiq”, tha Kurti.

“Edhe gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në takimet bilaterale me senatorë e kongresistë amerikanë në margjinat të Konventës së Demokratëve kërkova që të ketë më shumë trysni nga bota perëndimore e demokratike për vënie para drejtësisë kundrejt akteve terroriste e destabilizuese të Beogradit zyrtar dhe individëve përkatës, përgjegjës”, shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here