Kurti në OKB: E ftoj këtu, sot, Serbinë ta nënshkruaj marrëveshjen

0
180

Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka ftuar sonte presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq që ta nënshkruaj marrëveshjen mes palëve, shkruan Insajderi.

Kurti ka potencuar se është Serbia ajo që nuk po i respekton pikat për të cilat janë dakorduar.

Serbia refuzon dy obligime kyçe, që të mos pengojë anëtarësimin ndërkombëtar të Kosovës dhe të mos respektojë integritetin territorial. Nënshkrimi i marrëveshjes nuk është vetëm formalitet është edhe garanci për implementimin e saj të plotë dhe të pakusht, edhe për paqen dhe sigurinë në Ballkan. Përkundër ofertave të mia të përsëritura, z.Vuçiq ka refuzuar të nënshkruajë, e ftoj të nënshkruajë këtu sot, menjëherë, duke theksuar rolin krucial të kartës së OKB-së në këtë marrëdhënie. Ky akt simbolik do të demonstronte përkushtimin e tij për marrëdhënie paqësore me Kosovën”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here