Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në maj do të vizitoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai tha se planifikimi i kohës ia ka vështirësuar vizitën deri sot, pasi synon të qëndroj atje 2 javë.
“Do të shkoj besoj në muajin maj, do të zhvilloj takime me administratën Biden me mërgatën tonë dhe shumë takime tjera.
Në të gjitha shkëmbimet që kemi ne mirëpresim vizitat e njëri-tjetrit por për mua në periudha të caktuara duhet t’i organizoj prioritet por në anën tjetër nuk mund të shkoj në SHBA për dy ditë, ndoshta dikush e ka bërë, por mua më duhen 2 javë, e po është vështirë të planifikoj periudhën dy javore dhe me hillt këtu në Kosovë”, tha ai në RTK.
“Marrëdhëniet tona me SHBA-të janë shumë të mira por kemi nevojë edhe për më shumë investime, për brende amerikane në Kosovë dhe investime të diasporës”, tha ai.