Kurti: Në Kosovë tani ka 20 përqind më shumë të punësuar krahasuar me vitin 2021

0
98

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ka pasë rritje të bruto produktit vendor e buxhetit të shtetit dhe tha se kjo është përkthyer në punësim të shtuar.

Sipas Kurtit, krahasuar me vitin 2021 punësimi në Kosovë është rritur me 20%, raporton Gazeta Express.

“Krahasuar me vitin 2021, tash që po flasim më 2024, bruto produkti vendor është për 1/3 më i lartë, ndërkaq buxheti shtetëror vjetor është për 35% më i lartë. Sigurisht që kjo është përkthyer edhe në punësim të shtuar. Krahasuar me para tri viteve, punësimi në Kosovë është rritur me 20%, përfshirë këtu dyfishimin e të rinjve të punësuar e padyshim që kjo ka ndikuar edhe në rritjen e fitimit dhe zgjerimin e aktivitetit të sektorit privat”.

Këto deklarata Kurti i bëri në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me përfituesit nga Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar.

Ai aty është zotuar se do të mbështesë sektorin privat të cilin e ka cilësuar si faktor të rëndësishëm të punësimit dhe rritjes ekonomike. Po ashtu, Kurti ka thënë se mbështetja e bizneseve ka qenë e vazhdueshme dhe e lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here