Kurti në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së: Përgjithmonë falënderues e mirënjohës familjes Jashari

0
147

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot nga Prekazi se vetëflijimi, sakrifica dhe vetëmohimi i Jasharëve është Epopeja e UÇK-së në themelet e çlirimit të vendit tonë që paraqet edhe dhembje e krenari, por edhe besë dhe shpresë për shtetin dhe popullin tonë.

“Në Prekazin heroik dhe historik kthehemi dhe rikthehemi që të kujtojmë dhe përkujtojmë çmimin dhe rrënjet e lirisë të cilën e gëzojmë. Të gjithë dhe secili duhet të vijë në këtë vend që të mos harrojmë dhe që të mos devijojmë, që të mos e harrojmë të kaluarën dhe të mos devijojmë drejt së ardhmes”.

“Vetëflijimi, sakrifica dhe vetëmohimi i Jasharëve është Epopeja e UÇK-së në themelet e çlirimit të vendit tonë që paraqet edhe dhembje e krenari, por edhe besë dhe shpresë për shtetin dhe popullin tonë. Me përkulje respekti dhe me ndjenjë admirimi, gjithnjë dhe përgjithmonë u jemi falënderues dhe mirënjohës Jasharëve”, tha Kurti.

Kryeministri bashkë me presidenten, Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe ministrat e qeverisë, bënë homazhe sot për nder të përvjetorin  të Epopesë së UÇK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here