Kurti në 24 vjetorin e rënies, kujton Mujë Krasniqin dhe 40 dëshmorët e UÇK-së

0
230

Në 24 vjetorin e rënies, kryeministri Kurti ka përkujtuar heroin Mujë Krasniqi dhe 40 dëshmorë të UÇK-së, raporton Gazeta Blic.

“Mëngjesin e ftohtë të 14 dhjetorit 1998, një grup ushtarësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa po kalonin kufirin mes Shqipërisë dhe ish Jugosllavisë për të hyrë në Kosovë, hasën në një pritë të forcave serbe. Të ngarkuar me armë dhe municione siç ishin, ushtarët e UÇK-së u përballën me trupat serbe duke luftuar te Likenet e Hasit në Gorozhup të Pashtrikut” shkruan Kurti.

Kurti ka rikujtuar 14 nëntorin e vitit 1998 kur Mujë Krasniqi, Komandant i Brigadës 113 në Zonën Operative të Drenicës së bashku me 40 ushtarë të UÇK-së ranë dëshmorë në udhëtimin e tyre të përbashkët.

Postimi i plotë:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here