Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në vënien e gurthemelit të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Fan S. Noli”, Kamenicë.
Derisa ai ishte duke bërë prezantimin e projektit, dëgjohej thirrja e ezanit në një gjami. Kurti ndëpreu fjalim e tij deri sa të përfundojë thirrja e ezanit, njofton Klan Kosova.