Kurti: Mungesa e korrupsionit në qeveri ka ndikuar edhe në zhvillimin ekonomik

0
143

Kryeministri Albin Kurti ka thënë që qeveria e tij është duke e luftuar korrupsionin si njërin prej zotimeve që e kishin bërë ndaj qytetarëve.

Këtë deklaratë e dha në lansimin e Strategjisë Kundër Korrupsionit, ku fajin për vonimin e rezultateve kundër korrupsionit ua la partive nga opozita.

“Mungesa e korrupsionit në qeveri ka ndikuar edhe në zhvillimin ekonomik. Vonimi i rezultateve me këto mjete të fuqishme kundër korrupsionit zyrtar bie në përgjegjësinë e partive opozitare”, ka thënë Kurti.

“Korrupsioni ka lënduar shoqërinë për një kohë të gjatë, mirëpo sot jemi mbledhur për të përmbushur zotimin dhe përgjegjësinë që na është dhënë”.

“Është detyrë e jona që përmes reformës institucionale të ruajmë buxhetin shtetëror e të sigurojmë transparencë e duke fuqizuar edhe deklarimin e pasurisë për gjithë zyrtarët politik”.

“Zëri i qytetarit duhet të dëgjohet nga të gjithë. Suksesi i strategjisë do të varet nga bashkëpunimi i të gjithë akterëve”, deklaroi Kurti./KP/

/GazetaSinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here