Kurti: Model kroat për Asociacionin. Jo teksteve alternative, pa rënë dakord në parim

0
185

Kryeministri Albin Kurti shprehet se mund ta thellojë draft-vizionin e paraqitur nga ai për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por së pari duhet të ketë pajtueshmëri me palëve.

“Kur të pajtohemi në parim atëherë lirisht mund të thellojmë tekstin. Por nuk mund të shkruajmë tekste alternative ndërmjet të cilëve mund të gjendet një mesatare aritmetikore pa u pajtuar njëherë në parim”.

Duke u përgjigjur në parlament pyetjeve të deputetes së PDK-së, Ariana Musliu, në lidhje me këtë çështje, Kurti tha se ka propozuar një draft i bazuar në modelin kroat për pakicat.

“Qeveria ime nuk është pajtuar me draftin e ekipit menaxhues pasi imitonte në përmbajtje dhe formë Republikën e Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë”.

Sipas tij në Bruksel vetëm mbi këtë bazë mund të diskutohet me Serbinë për zbatimin e nenit shtatë të marrëveshjes së Ohrit, duke pretenduar se prezanton shkronjën dhe frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe konsensusin trans-atlantik të vlerave demokratike dhe liberale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here