Kurti merr me vete në Turqi edhe Mytaher Haskukën

0
298

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në mëngjes ka udhëtuar për në Stamboll të Turqisë ku do të zhvillojë një vizitë pune njëditore.

Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media zyra e Kryeministrit.

Atje, kryeministri Kurti do të pritet në takim bilateral nga Presidenti i Turqisë, Rexep Taip Erdogan.

Pas takimit dhe darkës së punës, do të ketë një konferencë të përbashkët për media.

Bashkë me kryeministrin Kurti kanë udhëtuar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Qeveria s’ka treguar arsyet pse Haskuka, që tanimë publikisht nuk është se ka ndonjë funksion të rëndësishëm shtetëror, po udhëton me Kurtin në një takim, rëndësia e të cilit shkaku i takimit me Erdogan, mund të konsiderohet madhore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here