Kurti: Meqë drafti qenka çështje e brendshme, mund ta shkruaj një me Rashiqin e Krasniqin

0
190

Kryeministri Albin Kurti i është kundërpërgjigjur Emisarit të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili në një intervistë tha se draft-statuti i propozuar nga ndërkombëtarët nuk ka nevojë të nënshkruhet, meqë “është paraparë të jetë dokument i brendshëm i Kosovës”.

Kurti ka thënë mund mund ta shkruajë një draft modern evropian në konsultim me ministrat e tij, Nenad Rashiq dhe Elbert Krasniqi, “meqë draft statuti na qenka veçse çështje e brendshme e Kosovës”, raporton Express.

“Draft statutin e Asociacionit mua më thuhej se duhet ta pranojë edhe Serbia (andaj qysh në takimin e Ohrit kam ofruar që ta shkruaj atë mbi tri parime, ofertë kjo që u refuzua nga Vuçiq). Sipas deklarimit të fundit të emisarit evropian Mirosllav Lajçak, meqë draft statuti na qenka veçse çështje e brendshme e Kosovës, në vitin e ardhshëm, unë mund ta shkruaj një draft modern evropian në konsultim me ministrat e mi Nenad Rashiq (Komunitete dhe Kthim) dhe Elbert Krasniqi (Administrimi i Pushtetit Lokal)”, ka shkruar Kurti.

Ndërkohë Marrëveshja Bazike për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka thënë se do të mund të nënshkruhej në Samitin e Këshillit Evropian që mbahet në datat 21 e 22 mars 2024.

“Besoj që Brukseli dhe emisari evropian Lajçak do të merren shumë më tepër me Presidentin e Serbisë Vuçiq që i vodhi zgjedhjet në Serbi me ndihmën e Dodikut, Mandiqit e Radoiçiqit (sidomos në Beograd) dhe që u tërhoq nga Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit 2023 (përmes letrës së Kryeministres Ana Bërnabiq), në vend se të na bëjnë presion publik me opsione që e shndërrojnë Kosovën demokratike e pro-evropiane në temë problematike”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se prioritet absolut i Qeverisë së tij mbetet siguria për Kosovën, integriteti territorial i shtetit dhe jeta e mirëqenia e qytetarëve pa dallim.

Ttuje,, Kurti ka thënë se konluzionet e hetimeve për sulmin terrorist e kriminal të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, kur u vra rreshteri Afrim Bunjaku, duhet të bëhen publike menjëherë.

“Millan Radojçiq dhe pjesëtarët e grupit të tij paramilitar duhet t’i dorëzohen autoriteteve të Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se shpreson që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i vendosin sanksione Serbisë e Aleksandër Vuçiqit, derisa ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese Kosovës dhe t’i jepet statusi i vendit kandidat për BE e Partneriteti për Paqe me NATO.

“ Pikërisht kështu partnerët tanë perëndimorë do t’i kërkonin fuqishëm Serbisë të zbatonte obligimin e njohjes de facto të Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, Lajçak ka deklaruar se nuk është e nevojshme që Serbia ta nënshkruajë Statutin.

“Më lejoni të shtoj edhe një pikë në lidhje me kërkesën e Kosovës që Serbia ta nënshkruajë Statutin. Sipas pikëpamjes sonë, kjo nuk është e nevojshme. Akti ligjor, ashtu sikur është i dizajnuar tani, është paraparë të jetë dokument i brendshëm i Kosovës. Me nënshkrimin e Kosovës dhe Serbisë, Statuti do të bëhej marrëveshje ndërkombëtare, çka nuk është”, ka deklaruar Lajçak për Gazetën Express.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here