Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës.
Këtë Projektligj e ka paraqitur para ministrave, kryeministri Albin Kurti. Ai ka thënë se një nismë e tillë do të rezultojë me stabilizim të ekonomisë.
“Qeveria e Kosovës qëndron fuqishëm prapa këtij versioni duke besuar fuqishëm që një nismë e këtillë do të rezultojë me stabilizim të ekonomisë, përmes diversitetit, krijimit të ekonomisë për shtetit përmes investimeve të mençura e me gjenerim të pasurisë për gjeneratat që vijnë”, ka theksuar Kurti.
Kurti për këtë ka folur edhe në fillim të mbledhjes. Ai ka theksuar se 170 shtete të botës kanë fonde sovrane.
Sipas tij me këtë Projektligj “Qeveria bëhet më e vogël por shteti më i fort e më i pasur”.
Kurti ka theksuar se sipas këtij Projektligji, ndërmarrjet publike së bashku me 24 mijë asete të tjera do të barten nga Qeveria në Fondin Sovran.