Kurti: Marrëveshja do duhet të implementohej dje, ndërkombëtarët ta dënojnë sjelljen e Serbisë

0
161

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se plani i zbatimit të marrëveshjes do duhej të niste që nga dje (e hëne), por që kjo sipas tij nuk është bërë për fajin e Serbisë.

E ndaj kësaj të fundit, Kurti ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të marrin masa.

“Zbatimi i kësaj marrëveshje duhet të fillonte qysh dje, për shkak se edhe plani i zbatimit thotë se ka një afat se kur duhet të fillojë marrëveshja së zbatuari. Edhe marrëveshja bazë edhe plani i zbatimit tashmë i kemi të dakorduara. Për neve kjo është marrëveshje por unë pres nga faktori ndërkombëtar që ta dënojnë e gjykojnë sjelljen e Serbisë e cila kur mbahen takimet thotë se nuk nënshkruaj e ndërmjet takimeve thotë se nuk zbatoj gjë”, u shpreh Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here