Kurti: Ky vit është jetik për marrëveshje me Serbinë

0
151

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se janë në pritje të një takimi të nivelit të lartë në lidhje me dialogun me Serbinë.

Kurti në një intervistë për Euronews Albania e ka quajtur “jetik” vitin 2023 për të bërë marrëveshjen Kosovë-Serbi.

“Jemi në pritje të një takimi të nivelit të lartë. Le ta diskutojmë çështjen e propozimit evropian dhe unë uroj që sa më shpejt të kemi edhe marrëveshje, meqenëse ky vit është vit jetik për ta bërë marrëveshjen. Në vitin e ardhshëm kemi zgjedhje gjithandej dhe fillojnë fushatat prej Kosovës deri në Amerikë”- tha ai.

Kurti ka thënë se është optimist për marrëveshjen me Serbinë, ndërsa ka theksuar se me të nuk mund të ketë marrëveshje në dëm të Kosovës.

“Jam optimist [për marrëveshje me Serbinë], për shkak se është shtuar përkushtimi ndërkombëtar, por në të njëjtën kohë mund të them që me qeverisjen tonë të këtij dy-vjeçari edhe në Beograd e kanë kuptuar që nuk mund të merren vesh me mua në dëm të Kosovës siç ka ndodhur në të kaluarën”- ka thënë mes të tjerave Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova e pranon propozimin e Bashkimit Evropian i njohur si franko-gjerman.

Këtë deklaratë Kurti e ka bërë pas drekës së bashku me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak më 6 shkurt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here