Kurti: Kushtetuta jonë nuk lejon bashkimin me vendet e tjera

0
226

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë të dhënë për mediat greke ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Ai është shprehur se dëshiron lidhje të ngushta me Shqipërinë, por jo në dëm të pakicave dhe se ai nuk është kryeministër vetëm i shqiptarëve.

Kurti, në intervistën e tij ka thënë se Asocioacioni i Komunave Serbe shkel “frymën dhe tekstin e Kushtetutës” dhe se kjo është diçka që ai dhe opozita e kundërshtojnë. Ai tha se këtë e kundërshtoi si opozitë dhe se gjatë seancave parlamentare hodhi gaz lotsjellës jo se ishte radikal, por se disa gjëra i impononte marrëveshja e Brukselit.

“Kosova do të bëhej një Bosnjë e re, një shtet jofunksional. Pasi Gjykata Kushtetuese na shpalli të pafajshëm, ajo konstatoi se i Asociacioni i komunave me shumicë serbe shkel frymën dhe tekstin e kushtetutës. Nuk ka incidente mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, në Serbi është çështje tjetër”, ka thënë Kurti.

Ndërkohë pyetjes nëse synimi i tij është bashkimi me Shqipërinë, Kurti tha se dëshiron lidhje të ngushta me Shqipërinë, por jo në dëm të pakicave.

Unë nuk jam vetëm kryeministri i shqiptarëve, jam kryeministri i të gjithëve. Kushtetuta jonë nuk lejon bashkimin me vendet e tjera dhe është e vështirë të ndryshohet. Kosova dhe Shqipëria janë një popull në dy shtete, nuk duhet të harrojmë se kufiri mes nesh është vendosur nga Serbia dhe Jugosllavia. Kur Serbia sulmon Kosovën, ne reagojmë si popull shqiptar”, është shprehur kryeministri i Kosovës.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për sulme kur përshtypja është se Serbia dëshiron të forcojë bashkëpunimin ekonomik me vendet e rajonit, ai tha se Serbia ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe se çdo ditë e krahason Kosovën me Krimenë.

Kurti është shprehur i shqetësuar për Ballkanin Perëndimor, i cili sipas tij mund të destabilizohet për shkak të luftës në Ukrainë.

Unë mendoj se Kremlini sheh tri vende të mundshme ku konfliktet mund të përshkallëzohen – në Moldavi, Gjeorgji dhe Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në BeH, Kosovë dhe Mal të Zi. Në Ballkanin Perëndimor, ata mund ta bëjnë këtë përmes Serbisë, prandaj jam i shqetësuar për rajonin tonë dhe veçanërisht për Kosovën. Në vitin 2012 ka pasur dy aktivitete të përbashkëta ushtarake Rusi-Serbi, në vitin 2016 kanë qenë 50 dhe vitin e kaluar 100”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu tha se Greqinë e konsideron partner si në BE, ashtu edhe në NATO dhe se shpreson që Greqia ta njohë Kosovën.

Nëse Greqia kryeson, Sllovakia, Rumania, Spanja dhe Qipro do të pasojnë”, tha Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here