Kurti: Kushdo që i cenon zgjedhjet në veri, do të përballet me ligjin

0
146

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar sot në lidhje me zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të zhvillohen në veri.

Gjatë seancës së sotme plenare, Kurti tha se Qeveria të cilën ai e udhëheq, në procese zgjedhore është në shërbim të Komisionit Qendror Zgjedhor dhe kërkesave të tyre për zgjedhjet në veri.

Kurti tha se janë marrë veprimet e duhura në mbështetje të Komisionit Qendror Zgjedhor, ku janë vënë në dispozicion mekanizmat institucional dhe burimet e nevojshme për përgatitjen dhe organizimin e duhur të zgjedhjeve në veri të vendit.

“Aktualisht, ministritë e linjës dhe institucionet e tjera janë në koordinim të vazhdueshëm me KQZ-në për të adresuar çështjet dhe për të përmbushur kërkesat që dalin nga ky proces”, tha kryeministri Kurti.

Ai njëashtu tha se kushdo që vijon ta cenojë procesin e votimit në katër komunat në veri, do të përballet me ligjin.

“Përtej kësaj, pluralizmi politik dhe e drejta e votimit lirshëm te komuniteti serb janë të domosdoshme. Kushdo që vijon ta cenojë këtë të drejt përveç se përgjigjen e institucioneve tona me forcën e ligjit”, përfundoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here