Kurti: Kosova e gatshme për mision stabilizues ndërkombëtar në Gaza

0
62

“Jemi të gatshëm të kontribuojmë në një mision ndërkombëtar stabilizues për Gazën, duke pasur parasysh edhe përvojën tonë si vend që ka përfituar nga prania ndërkombëtare që nga viti 1999”. Kështu ka thënë kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Ai theksoi se Kosova është e hapur për të marrë pjesë në misione ndërkombëtare në Gaza, si pjesë e një force me karakter stabilizues dhe bashkëpunues ndërkombëtar.

Kurti rikujtoi se në fund të janarit 2025, Qeveria e Kosovës kishte ndarë 500 mijë euro ndihmë humanitare për popullin palestinez në Gaza, si një akt solidariteti.

Sipas tij, aktualisht është në shqyrtim një propozim i Ministrisë së Mbrojtjes, përmes të cilit i kërkohet Kuvendit të Republikës miratimi për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në këtë mision.

Ai bëri të ditur gjithashtu se gjatë vitit të kaluar, ministri i Mbrojtjes, Maqedonci, së bashku me komandantin e FSK-së, Jashari, kishin kërkuar leje për të marrë pjesë në një konferencë në Doha të Katarit, ku u diskutua krijimi i një force ndërkombëtare stabilizuese për Gazën.

Në fund, Kurti vlerësoi kapacitetet e FSK-së, duke theksuar se ajo ka ndërtuar reputacion ndërkombëtar në fusha të tilla si kërkim-shpëtimi, deminimi dhe operacione të tjera të sigurisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here