Kurti: Konvertimi i targave zgjat deri më 31 tetor, nëse Serbia lëshon dokumente hyrëse/dalëse detyrohemi edhe ne

0
484

I pari i qeverisë, Albin Kurti, ka komentuar edhe 1 shtatorin, datën ku pritet të hyjë në fuqi reciprociteti për targa.

Ai tha se fushata për konvertimin e targave nga regjimi i Millosheviqit tek ato legale të Kosovës do të vazhdojë deri më 31 tetor.

Tutje, ai tha se në rast se merr informacione nga Policia e Kosovës se pala serbe po vazhdon ende t’i lëshojë dokumentet për hyrje/dalje, atëherë edhe Kosova do të detyrohet që ta zbatojë vendimin e reciprocitetit.

“Nuk ka dokumente përcjellëse, vetëm tregohet karta e identitetit dhe do të duhej që qytetari i Kosovës të kalon nëpër Serbi ta bënte këtë lirisht pa marrë ndonjë dokument tjetër, dhe njëjtë do të duhej të ndodhte edhe kur serbët hyjnë në Kosovë”.

“Nëse teorikisht e rastësisht Serbia vazhdon të lëshojë dokumente të tilla, atëherë ne do të detyrohemi që ta vendosim dokumentin e hyrje/daljes”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.

Ai nuk pranoi që të flas në lidhje me atë nëse ka ndonjë informacion se data 1 shtator në veri të vendit do të përcillet me tensione nga pala serbe si shkak i reciprocitetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here