Kurti konfirmon informacionet për atentat ndaj tij: Ka shumë kërcënime nga strukturat e Serbisë

0
236

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas pretendimeve se Serbia po përpiqet ta eliminojë fizikisht atë.

Kurti ka thënë se ka parë forca të shumta policore në Shkup gjatë mbledhjes që pati me partitë simotra të socialistëve, pas raportimeve se ka pasur një tentim-atentat ndaj tij.

Të shtunën, pas homazheve te ish-aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, që vdiqën gjatë protestës së vitit 2007, Kurti ka thënë se ka mësuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilat lidhen me Beogradin.

“Kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilat i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Sa erdha nga Shkupi, nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë që kishte shumë forca policore që u kujdesen për këtë mbledhje që e mbajtëm, e ku mysafiri special ishte përfaqësuesi i SPD-së gjermane, Lars Klingbeil”,- është shprehur Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here