Kurti: Kemi shënuar rritje dyshifrore ekonomike

0
270
Foto: Ilustrim

Kryeministri Albin Kurti të dielën në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, foli ndër të tjera edhe për njëvjetorin e qeverisjes së tij.

Kurti tha edhe pse ka qenë një vit sfidues me pandeminë, krizën globale energjetike, agresionin rus në Ukrainë, qeveria ka punuar me krejt çfarë ka mundur dhe është angazhuar me krejt çfarë ka ditur që t’ia dalë sa më mirë në këtë një vit qeverisje.

Ai tha se vendi ka shënuar rritje dyshifrore ekonomike dhe se ka luftuar korrupsionin e krimin e organizuar, shkruan Reporteri.net.

“Kemi menaxhuar suksesshëm me pandeminë duke qenë në rajon vendi me numrin më të vogël të vdekjeve dhe shkallën më të lartë të vaksinimit. Kemi shënuar rritje dyshifrore ekonomike. Kemi bërë hapa të rëndësishëm në përmirësimin e sistemit të drejtësisë. Kemi luftuar pa kompromis korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kemi zbatuar politika sociale që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve tanë”.

“Kemi avancuar aleancat dhe partneritetin me shtetet mike dhe kemi treguar solidaritet ndërkombëtar me popujt në nevojë. Kemi respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë. Dhe, kemi pasur një koordinim të shkëlqyer institucional mes presidencës, kuvendit dhe kryeministrisë|, tha Kurti. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here