Kryeministri Albin Kurti është pyetur se pse më nuk po mbahen mbledhjet e përbashkëta me Qeverinë e Shqipërisë.
Kurti ka thënë që është i interesuar që sa më shpejt të mbahet një e tillë.
Tutje ka shtuar se zbatimi i marrëveshjeve të arritura me Shqipërinë po shkon “jashtëzakonisht mirë”.
“Ne me Shqipërinë tashmë i kemi mbajtur dy mbledhje. Tashmë u barazuam sepse e mbajtëm edhe me Maqedoninë e Veriut dy mbledhje, edhe unë jam shumë i gatshëm, i vullnetshëm, i interesuar që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë”.
“Përndryshe 58 marrëveshje i kemi bërë me Shqipërinë në ato dy mbledhje dhe zbatimi i tyre pavarësisht se nuk kemi një mbledhje të tretë në këtë mandat, ka shkuar jashtëzakonisht mirë dhe më mirë sesa në të gjitha mandatet e mëhershme”, ka thënë Kurti.
Ndryshe, sot në Prishtinë është takuar qeveria kosovare me atë të Maqedonisë së Veriut.