Kurti i kujdesshëm në X, flet për kërcënimet e sigurisë ndaj Kosovës dhe sulmin e fundit terrorist, pa fajësime

0
34

Kryeministri Albin Kurti tha se ka pasë “një takim produktiv” me presidentin e rit të Këshillit Europian, António Costa.

Ai tha se në takimin që pati me të, si dhe në darkën e përbashkët me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor, ka ngritur shqetësimin për kërcënimet e vazhdueshme ndaj sigurisë së Kosovës, përfshirë edhe sulmin e fundit terrorist në Ibër-Lepenc.

“E përgëzova për rolin e ri dhe rikonfirmova përkushtimin e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve me BE-në dhe avancimin e aspiratave tona për anëtarësim. Gjatë takimit tonë dypalësh dhe darkës së përbashkët me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor,  Përfaqësuesen e Lartë Kaja Kallas, Komisioneren Marta Kos, ngrita shqetësimet në lidhje me frikësimet dhe kërcënimet e vazhdueshme ndaj sigurisë sonë, duke përfshirë sulmin e fundit terrorist në infrastrukturën tonë kritike dhe bëra thirrje për llogaridhënie”.

Kurti tha se bashkëpunimi rajonal duhet të bazohet në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të cilat, sipas tij, kërkojnë njohje dhe respekt reciprok, llogaridhënie dhe një angazhim të përbashkët për paqen.

https://twitter.com/albinkurti/status/1864225724711723495

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here