Kurti i gatshëm për takimin e radhës me Vuçiqin, pret rezultate konkrete

0
144

Kryeministri Albin Kurti, tha se në takimin e radhës më presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të diskutohet se si marrëveshja e Ohrit në mes të Kosovës dhe Serbisë do të zbatohet pa vonesa.

Ai theksoi se është i gatshëm për takimin e 2 majit me presidentin serb dhe se pret rezultate konkrete nga ai takim.

“Gjithmonë jam gati për takimet e nivelit të lartë. Takimi i radhës do të mbahen në Bruksel. Duhet të diskutohet se si edhe marrëveshje e Brukselit dhe marrëveshja e Ohrit do të zbatohen pa vonesa e në plotëni”, ka theksuar Kurti.

Kurti këto komente i bëri në një deklarim për media pas ceremonisë së nënshkrimit të Marrëveshjeve të Mirëkuptimit për nisjen e aktivitetit të mbështetur nga USAID-i, të partneritetit me sektorin privat për forcimin e arsimit të lartë. Ai ka thënë se nuk i ka rënë pishman që është kryeministër.

“Unë nuk jam penduar që jam kryeministër besoj që njësoj e kanë ndjenjën kolegët e mi nga Qeveria e pa dyshim edhe shumica dërmuese e qytetarëve të Kosovës. Është evidente që me zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 kanë ndryshuar legjislativi dhe ka ndryshuar ekzekutivi ka filluar transformimi i madh demokratik e zhvillimor i vendit tonë”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se vendit i duhet një sitëm gjyqësor efikas.

“Ajo që është e domosdoshme është një sistem i drejtësisë, një prokurori aktive një gjyqësor efikas, që të gjithë këta të jenë të mençur të ditur me një integritet profesional dhe personal e patriot në mënyrë që të sjellin edhe drejtësi për qytetarët. E kur them drejtësi mendoj edhe për viktimat e luftës për shkak të agresionit dhe gjenocidit të Serbisë por mendoj edhe për viktimat e korrupsionit e krimit të organizuar në periudhën e paqes”, është shprehur Kurti. / EO

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here