Kurti i bindur se krizës energjetike e ngritjes së çmimeve do t’u jepet zgjidhje

0
219

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën me titull “Politikat publike në Francë”, të organizuar nga Ambasada franceze në Kosovë tha se krizës energjetike e ngritjes së çmimeve do t’u jepet zgjidhje.

Shefi i Qeverisë, tha se pos prioritetit që e ka për punësim e ekonomi të mirëfilltë, kultura e arti zë vend në programin qeverisës.

Ai përmendi edhe ndarjet e mjeteve që i ka bërë në kuadër të pakove të ndryshme.

“Jemi të përgjegjshëm se duhet të angazhohemi bashkërisht. Si kryeministër dhe socialdemokrat, perspektiva ka dy çështje, e bën maksimumin në shoqëri. Demokracia dhe publiku shkojnë bashkë dhe këto dyja nuk janë formuar për një ditë dhe burimi i tyre gjendet në një fushë, e sidomos në krijimtari”, tha Kurti.

“Jemi të kujdesshëm për historinë e qytetit, ku jemi dëshmitarë se fshatrat po zbrazen dhe qytetet po mbushen, e pikërisht qytetari duhet të jetë bartës i publikut dhe politikës. Pikërisht jemi në Prishtinë ku organizohet Bienala”.

“Qeveria ka hapur bursa për studentët e artit dhe fushave tjera, gjithsej 30 fusha të kësaj do të mbështeten me 300 mijë euro çdo vit, që t’i plotësojmë zbrazëtirat në një të ardhme të afërt”, tha Kurti teksa përmendi edhe ndarjet e mjeteve për më shumë se një milion euro nga MKRS, raporton EO.

E ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, tha se bashkëpunimi Kosovë-Francë në kulturë është i shkëlqyeshëm. Ai tha se arti e kultura janë shumë profitabile në ekonominë e një shteti.

“Bashkëpunimi jonë në fushën e kulturës është përforcuar këto vitet e fundit dhe ka sjellë rezultate shumë të mira dhe kjo konferencë është dëshmia më e mirë. Kultura e favorizon dialogun”.

“Përmes kulturës mund të arrijmë edhe në përparim ekonomik. Sipas një studimi amerikan, që pas sektorit automobilistik, ai i kulturës hap më shumë vende të punës”, tha ai.

“E vendosur në një ish-minierë qymyri, Centre Historique Minier është sot muzeu më i madh i minierave në Francë dhe një vend kryesor kulturor që tërheq turistë në Hauts-de-France. Ajo dëshmon për një aventurë emocionuese industriale dhe njerëzore”.

“Që nga viti 2012, ai është njohur gjithashtu si një vend i mrekullueshëm i pellgut minerar Nord-Pas-de-Calais, i cili është një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Shëtisni nëpër ndërtesat autentike të fabrikës Delloye për të kuptuar se si funksionon një minierë qymyri”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here