Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka nisur raportimin e tij në Kuvend, pas zhvillimeve të fundit në vend, ku gjatë ditës së djeshme Serbia kidnapoi tre zyrtarë policorë brenda territorit të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Kurti tha se pasi kanë kaluar 30 orë nga kidnapimi i tyre, KFOR-i nuk duhet të hesht, por të reagojë ndaj këtij sulmit, që ai e quajti agresion dhe hakmarrje ndaj Kosovës.
“Jemi ende në pritje nga KFOR-i, duke urdhëruar Serbinë që t’i kthej policët e kidnapuar dhe ta ndëshkojë këtë shkelje flagrante. Dje është shkelur pika katër e marrëveshjes së Kumanovës. KFOR nuk duhet të jetë i heshtur e as i përulur ndaj një sulmi, që e kishte mandat ta parandalonte. KFOR le t’na thotë hapur. Agresioni kidnapues është bërë në shenjë hakmarrje. Një polici që me aq shumë sukses e arreston njërin nga kapot e krimit të organizuar ka ngjallur panik. Çka kemi parë dje është hakmarrje dhe agresion. “, tha Kurti, raporton Sinjali.