Kurti: Hera e parë që s’ka pasur protesta me parulla “duam punë”

0
115

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është hera e parë që në Kosovë nuk ka pasur protesta me parulla “duam punë”, pasi siç theksoi ai, janë hapur 75 mijë vende të reja të punës.

“Jemi Qeveria e parë në Kosovë ku nuk ka pasur asnjë protestë të vetëm ku figuron ‘duam punë’. Duam paga më të larta, sigurisht, kushte më të dinjitetshme të punës sigurisht, por duam punë nuk ka më parrulla, dhe kjo është si pasojë e drejtpërdrejtë e 75 mijë vendeve të reja të punës”, ka deklaruar Kurti.

Tutje, ai ka vazhduar me lëvdatat për qeverisjen e tij, duke thënë se janë të parët që do ta përfundojnë mandatin e plotë.

“Për fat të mirë si ekzekutiv jemi Qeveria e parë që do ta përfundojë mandatin e plotë, një tregues i qartë i stabilitetit insitucional dhe politik por edhe i besimit që kemi ndërtuar në proceset tona. Një pjesë thelbësore është edhe fuqia jonë punëtore, duke përmirësuar arsimin dhe trajnimin profesional”, është shprehur Kurti në Konferencën për Turizmin e Qëndrueshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here