Kurti: Hapi i parë ndalimi i dhunës, pastaj zbatimi i marrëveshjes deri në zgjedhjet e ardhshme

0
152

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed.

Kurti bëri të ditur se temë në këtë bisedë ka qenë edhe situata në veri.

“Pati një telefonatë me Sheikh Abdullah bin Zayed. Faleminderit për mbështetjen e gjatë të Emirateve të Bashkuara Arabe gjithë viteve. Theksova se hapi i parë drejt deeskalimit është përfundimi i menjëhershëm i dhunës ndaj institucioneve të sigurisë dhe zbatimi i menjëhershëm i Marrëveshjes Themelore deri në zgjedhjet e ardhshme”, shkroi ai ndër tjera.

Tensionet janë rritur në veri, pasi serbët lokalë janë duke protestuar rregullisht prej 29 majit në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potik, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

Më 29 maj, protesta ka përshkallëzuar në dhunë, mes pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR dhe protestuesve serbë.

Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për marrjen e hapave drejt uljes së tensioneve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here