Kurti godet ish-kryeministrat: Unë jam ndryshe, ata ishte njësojë, marrëdhëniet ishin njëkahore

0
183

Marrëdhëniet e lënduara në thelb mes qeverisë kosovare dhe asaj amerikane, ishin sërish pyetja që iu shtrua kryeministrit kosovar, Albin Kurti.

Ky i fundit iu kthye sërish morfologjisë: marrëdhënie është marrje-dhënie.

Kurti, fjalë për fjalë, në përgjigjen e tij ndaj Dimitër Bushtatit tha se “nuk është veç të japësh”, duke e dhënë sikur amerikanët, në raport me të, po duan veç të marrin.

Marrëdhëniet – saktësisht plasaritja e tyre – tha, ai, janë pasojë e rrugës “vetëm njëkahore” ndërsa tha se raportet duhet të jenë “dy kahore”.

E kjo, sipas Kurtit – ka qenë përvoja e etabluar me qeveritë paraprake, nga të cilë ai e jep veten “më të ndryshëm”.

“Kryeministrat paraprakë ishin shumë të ngjashëm me njëra tjetrën dhe bukur të ndryshëm me mua. Dhe kjo ma vështirëson mua punën për raportin e ri që dua të ndërtoj me të gjithë partnerët tanë perëndimorë”.

“Kjo është arsyejka pse unë besojë që tej-publikohen, superafirmohen dallimet e rastit për çështje të caktuara kohë pas kohe me ShBA-të”, tha ai.

Kurti, duke vazhduar më tej, tha se “e kupton” që ShBA-të “nuk do ta shohin Beogradin me sytë e Albin Kurtit”; por se as Uashingtoni “nuk duhet të pres” që ai të shohë Beogradin “me sytë e Departamentit ameirkan të Shtetit”.

“Unë besoj që Serbinë e njohë më mirë se ShBA; dhe nuk mun ta kem të njëjtin qëndrim as ndjeshmëri sikurse Departamenti amerikan i Shtetit. Kjo do të thotë që duhet të bashkëbisedojmë. Marrëdhënie jonë duhet të jetë e aleatëve, partnerëve dhe miqve. Mirëpo kjo nuk do të thotë që të jemi identikë”.

“Ambiciet e mia për Republikën e Kosovës në dhe kombin shqiptar janë më të mëdha se të Uashingtonit dhe të Brukselit. Paramendoje të ishte ndryshe?”, tha Albin Kurti.

Për çarjen më të madhe të partneritetit ndonjëherë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ka arritur në pikun më të ulët historik, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti javë më parë kishte thënë se “është gjë e shkuar…nëse marrëdhënia e shkëlqyer është serviliteti”.

“Populli i Ksoovës do marrëdhënie tjera, jo me shkëlqy marrëdhëniet me ShBA-në me servilitet”, pati thënë Albin Kurti në RTK, duke qortuar vetë ShBA-në se “marrëdhëniet duhet të jenë dy-kahore, jo një kahore”.

Raportet e rënduara Kosovë-ShBA

Ishte Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Jim O’Brien i cili me tonet më të rënda ndonjëherë kishte paralajmëruar për reciprokim mospartneriteti qeverinë kosovare, duke qenë se këta të fundit veçse kishin hequr dorë nga partneriteti me ShBA-në në flakjen tutje të kërkesave të tyre.

Ndihmësi i O’Brien, Gabriel Escobar madje pati thënë se kjo nuk është problem vetëm i ShBA-së në raport me Kurtit, por i mbarë komuniteti Trans-Atlantik si i tillë ka problem komunikimi me të; e madje “edhe fqinjët si Shqipëria e Maqedonia e Veriut”.

Kjo si pasojë e një vendimi – legjimiteti dhe legaliteti i të cilit s’u kontestua por thjesht etika e zbatimit – për dinarin që la të ekspozuar komunitetin serb ndaj një pamundësie për të pranuar penzionet dhe pagat që marrin nga Serbia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here