Kurti godet Gjykatën Kushtetuese nga foltorja: Më shumë bën bilanc politik sesa drejtësi

0
88

Kryeministri i vendit, Albin Kurti teksa mori fjalën për të prezantuar projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, e ka shfrytëzuar foltoren e Kuvendit për ta goditur edhe Gjykatën Kushtetuese.

Ai tha se Kushtetuesja më shpesh bën bilanc politik se drejtësi.

“Miratuam Ligjin për Pagën Minimale, dhe Ligji për Çmimet Tavan që të parandalohej abuzimi me çmimet. Të dy ligjet i bllokuan duke dërguar në Gjykatë Kushtetuese, eventualisht që Gjykata më shpesh bën bilanc politik se që ndan drejtësi, njërin ligj e rrëzoi, tjetrin e miratoi. Dëm gjithsesi. Për të parin sepse nuk hyri kurrë në fuqi, për të dytin se u vonua. U ballafaquam me pengesat e brendshme”, tha kryeministri i Kosovës.

Tutje, Kurti tha se janë qeveria e parë që prezantoi katër buxhete për një mandat.

“Kryeministri i parë që prezanton buxhetin e katërt të mandatit, për të shënuar qeverinë e parë që e çon mandatin deri në fund. Buxheti është projektuar të jetë 3.6 miliardë euro, apo 9% më shumë se në vitin 2024, apo 60% më shumë se buxheti i vitit 2020. Për të arritur deri këtu, këto 4 vite kaluam nëpër shumë sfida, e për dallim nga të tjerët para nesh, u siguruam që buxheti të orientohet te qytetari, duke e bërë këtë vit pas viti. Buxheti i vitit 2025 është buxheti i katërt në këtë mandat, miratimi në qeveri dhe prezantimin në Kuvend e kemi bërë sipas rregullave”, tha Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here