Kurti flet për krerët e UÇK-së që janë në Hagë: E pabesueshme të kesh në burg ata që luftuan për liri

0
250

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për mediat italiane ndër të tjera ka folur edhe për ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë.

Kurti kur është pyetur nga La Repubblica, ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë kanë bërë luftë të fortë me Serbinë.

“Ata bënë luftë të fortë me Serbinë, ne patëm dy mijë dëshmorë. Është e pabesueshme të kesh politikanë të lartë të Kosovës në burg që luftuan për liri”.

Ai tha se ndërsa kjo ndodh, Vuçiqi, ministër i dikurshëm i Sllobodan Millosheviqit, bashkëpunon ngusht me Putinin.

“Është një nga paradokset europiane”, ka deklaruar Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here