Kurti: Është evidentuar se Radoiçiq dha urdhër për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit

0
44

Kryeministri Albin Kurti foli për evidentimin e disa komunikimeve të koduara, që sipas tij dëshmojnë se Milan Radoiçiq qëndron pas sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Ai tha në një konferencë për media se Radoiçiq kishte dhënë urdhër për sulmin.

“Bazuar në informacionet inteligjente që i posedojnë informacionet e sigurisë, prapa urdhrit për sulmin me eksploziv në kanalin e Ibër-Lepencit qëndron Milan Radoiçiqi dhe grupi i tij terrorist që po strehohet dhe po mbështetet nga Serbia”, tha ai.

Për planifikimin, financimin dhe logjistikën e sulmit, Kurti tha se “ka përgjegjësi shteti i Serbisë”.

“Sulmi është planifikuar paraprakisht nga Milan Radoiçiq. Për realizimin e tij, bazuar në të dhënat e deritanishme, janë përfshirë dy grupe në kuadër të organizatës terroriste Mbrojtja Civile, e cila financohet nga Serbia dhe trajnohet në vazhdimësi atje. Grupi i parë ka ofruar mbështetje logjistike në terren, ndërsa grupi i dytë, disa persona profesionistë, ku besohet se ka pasur edhe persona nga struktura të caktuara të sigurisë të Serbisë, të afërta me Milan Radoiçiq, janë përfshirë në realizimin e sulmit. Këto dy grupe në vazhdimësi”, tha ai.

Paraprakisht, Kurti përmendi Nemanja Radivojeviq dhe Vladimir Radivojeviq, si dy persona të afërt të Radoiçiqit për të realizuar sulme në veri të Kosovës.

Kurti përmendi gjithashtu telefonata e takime, që tha se Radoiçiq i ka realizuar pas sulmit të fundit në kanalin e Ibër-Lepencit.

“Pas sulmit, Milan Radoiçiq, te rrethi iafërm i tij ka shprehur pakënaqësi lidhur me rezultatet e sulmit, pasi pritjet e tij kanë qenë që kanali të dëmtohet plotësisht dhe pakthyeshëm”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here