Kurti e pret Mickoskin me ceremoni shtetërore, realizohet foto e ministrave të të dy shteteve para mbledhjes së përbashkët

0
31

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pritur me ceremoni shtetërore kryeministrin maqedonas, Hristjan Mickoski.

Ministrat e të dy qeverive, që kishin mbërritur paraprakisht, u bënë rresht për parakalimin e krerëve të shtetit.

Pas ceremonisë zyrtare, u bë edhe fotografia e përbashkët.

Tani, Kurti dhe Mickoski po e zhvillojnë fillimisht një takim bilateral.

Këtë takim do ta pasojnë takimet bilaterale ndërmjet ministrave (homologëve) të qeverive, ndërsa më pas pritet të zhvillohet takimi ndërqeveritar.

Nënshkrimi i marrëveshjeve të parapara pritet të bëhet pas takimit.

Kurti dhe Mickoski do ta mbajnë më pas edhe një konferencë për media.

Agjenda mbyllet me një drekë zyrtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here