Kryeministri Albin Kurti do ta pres nesër herët në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Sipas njoftimit të ZKM’së, takimi do të mbahet në orën 07:30, raporton Express.
Një ditë pas vizitës në Kosovë, Lajçak do të shkojë edhe në Serbi.
Zëdhënësi i BE’së, Peter Stano, ka konfirmuar këto vizita dhe ka thënë se po bëhen për të përgatitur hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja.
“Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së Lajçak, udhëton rregullisht në rajon dhe viziton shpesh Prishtinën dhe Beogradin, posaçërisht pas takimeve të nivelit të lartë në Bruksel, për të vazhduar përparimin në atë që është arritur apo për çfarë është pajtuar në Bruksel dhe për të përgatitur hapat e radhës”, tha Stano.
“Në këtë kontekst, mund të konfirmoj se ai do të jetë të enjten në Prishtinë dhe të premten në Beograd”, shtoi ai.