NATO-n e duam në Kosovë, Kosovën në NATO.
Kështu e përkufizoi synimin e tij Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një fjalimi në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Kuvendi ynë me shumicë dërmuese të votave të delegatëve të shteteve anëtarë të NATO-s mori statusin e anëtarit të asociuar. NATO-n e duam në Kosovë. Kosovën e duam në NATO”, ka thënë ai.