Kurti duhet ta dëgjojë këshillën e Hovenierit për kryetarët e komunave veriore

0
170

Analisti Shkëlzen Maliqi beson se Qeveria e Kosovës duhet ta dëgjojë këshillën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Geoffrey Hovenier, që kryetarët e sapozgjedhur të komunave në veri të vendit të marrin vetëm një rol teknik dhe jo politik.

Maliqi tha për Kosovo Online se, megjithatë nuk është i sigurt nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka dëgjuar dhe e kuptuar saktë mesazhin e diplomatit amerikan.

Kur është fjala për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Maliqi thotë se pas takimit në Ohër ku pati dakordim për aneksin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit nga shkurti, ofensiva diplomatik e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë u qetësua disi.

“Ofensiva diplomatike u qetësua pas Ohrit dhe, me sa shohim, nuk ka sanksione për vonesa në përmbushjen e detyrimeve nga marrëveshja. Nëse nuk ka presion, Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti do të inkurajohen edhe më shumë të vazhdojnë me pengesat. Mendoj se ata e plotësojnë njëri-tjetrin në mënyrë perfekte”, thotë Maliqi.

Ai shton gjithashtu se vëmendja e bashkësisë ndërkombëtare dhe përpjekjet e tyre politike dhe diplomatike në një nivel më të gjerë janë aktualisht të përqendruara në Ukrainë.

“Nga ana tjetër, koha e vendosmërisë amerikane për të bërë progres më serioz në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës po ikën, sepse së shpejti në SHBA do të fillojë fushata për zgjedhjet presidenciale dhe fokusi do të jetë në atë”, thotë Maliqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here