Kurti: Drafti i Ekipit Menaxhues i papajtueshëm me Kushtetutën, e propozova një draft-vizion për Asociacionin

0
152

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur i fundit pas takimit trilateral në Bruksel me presidentin serb Vuçiq dhe përfaqësuesit e BE-së Borrell e Lajçak.

U miratua Deklarata për Personat e Pagjetur ku mungoi termi “të zhdukur me dhunë” (ang. enforced disappearence) dhe u vu në tavolinë për herë të parë draft-statuti i Asociacionit.

Ai përdori të dy termet në deklaratën e tij për të pagjeturit, edhe me forcë por edhe me dhunë.

“Në këtë takim të nivelit të lartë, në fillim filluam me një notë të lartë e pozitive që u dakorduam bashkërisht për tekstin e Marrëveshjes të shndërruar pra në marrëveshje për çështjen e të zhdukurve me forcë, të zhdukurve me dhunë nga lufta në Kosovë.” – u shpreh z. Kurti për Deklaratën.

“Në këtë takim të sotëm pas marrëveshjes për të pagjeturit, ne e dëgjuam me durim dhe vëmendje ekipin menaxhues i cili prezantoi një draft-statut në gjithsej 67 nene dhe më pastaj dhamë qëndrimin tonë se një draft-statut i tillë është fondamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën…” – tha kryeministri në lidhje me çështjen e draft-statutit.

“Unë propozova një draft-vizion përkitazi me nenin 7 të marrëveshjes bazike duke pasur parasysh edhe nenin 10.” – tha tutje Kurti në lidhje me këtë çështje duke shprehur besimin që drafti i tij të trajtohej me seriozitet.

“Serbët duhet të jetojnë në shtetin tonë, të jenë anëtarë me të drejta dhe obligime në shoqërinë tonë,” – vazhdoi më tej kryeministri.

Ai akuzoi Serbinë edhe se kishte shkelur marrëveshjen bazike të 27 shkurtit:

“Më duhet të theksoj që dorëzova te ndërmjetësit edhe një dokument mbi atë se si nga 27 shkurti kur jemi pajtuar për marrëveshjen bazë, Beogradi zyrtar e ka shkelur atë. Nga ai dokument shihet qartë se nga 11 nenet e marrëveshjes bazë, tetë prej tyre i ka shkelur Beogradi zyrtar,”

Kurti iu kthye sërish draft-statutit të prezantuar sot duke thënë që “qartazi ekziston dëshira për Republika Srpska në Kosovë” dhe se një gjë e tillë në të vërtetë e ka shkruar atë.

Ai përmendi një model të Kroacisë prej të cilit kishte marrë frymëzim për të shkruar atë që e cilësoi si “draft-vizion”.

Kryeministri i vendit Kurti ndër tjerash tha se kishte përmendur në argumentin e tij edhe letrën që Federica Mogherini i kishte dërguar ish-kryeministrit Isa Mustafa për vizionin e Asociacionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here