Kurti: Dëshiroj të mos ketë luftë kurrë, le të kryhet kjo punë me brezin tonë e të Vuçiqit

0
203

Kryeministri Albin Kurti në konferencë për media ka treguar se si e kanë ndalur siç ka thënë sulmin e planifikuar të Serbisë në Zubin Potok që synim kishin marrjen në kontroll të vilës së Radoiçiqit.

Ai ka thënë se këtë e kanë bërë duke patrolluar pranë kufirit Policia e Kosovës dhe pjesëtarët e KFOR-it.

“Planet për sulm janë zbrazur nga patrullimi i Policisë së Kosovës bashkë me pjesëtarët e KOFR-it. Në anën tjetër kemi një Intelegjencë të paparë të Kosovës”, ka thënë Kurti, shkruan Reporteri.net.

Ai tha se nuk dëshiron luftë.

“Jam një politikan që dëshiroj të mos ketë luftë kurrë. Le të kryhet kjo punë me brezin tonë, timin e ministrit Sveçla dhe të  Vuçiqit, por të mos bartet konflikti, lufta dhe gjakderdhja te brezi i ri”, tha Kurti.

“Por ka një mësymje që lufta, konflikti të bartet edhe tek brezi i ri dhe kjo është brengosëse për mua. Është e rëndësishme të ndërprirtet dhe të orientohemi kah normalizimi i marrëdhënieve dhe drejt integrimit europian”, tha Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here