Kurti: Dëm që nuk u nënshkrua marrëveshja, pasi u pajtuam – pala serbe refuzoi

0
206

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me Vuçiqin në Bruksel, ka thënë se takimi ka qenë pozitiv dhe ishte konfirmim se propozimi evropian është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm, raporton Gazeta Blic.

“Sot patëm një takim pozitiv, konstruktiv në Brukslel dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm. Unë qysh më herët pata thënë se është bazë e mirë për diskutim dhe platformë për të ecur përpara dhe tani ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit dhe do të ketë edhe takim të radhës të nivelit të lartë kah muaji mars, me ndërmjetësim të Borrell dhe Lajçak. I falënderoj të dy për punën që kanë bërë deri tash. Besoj se jemi në rrugë të mirë për raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë për fqinjësi të mirë”, tha Kurti.

“Propozimi i ka 5 fjali në preambulë dhe 10 nene dhe do ta publikojmë së shpejti. Është mirë që ta lexojnë qytetarët e njohësit, në mënyrë që të bëhet dhe një diskutim publik për të. Plani do të jetë se si do të përkthehet në terren pajtimi i arritur në këtë propozim”, deklaroi kryeministri.

Ai foli edhe për zbatimin e asociacionit.

“Ai është neni 10. Fjalia e fundit e nenit të fundit. Për këtë tashmë jam përgjigjur”, tha Kurti.

Kurti shtoi se është dëm që nuk është nënshkruar marrëveshja, pasi ka pasur pajtim.

“Unë nuk e kam nënshkruar sepse pala tjetër nuk e ka nënshkruar por kam shprehur gatishmëri që ta bëj këtë. Nuk do të ishte marrëveshje e parë që nënshkruhet nga krerët e Kosovës dhe Serbisë. Mendoj se është dëm që nuk është nënshkruar sonte, pasi jemi pajtuar”, tha Kurti./Gazeta Blic/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here