Kurti deklarohet për takimet e djeshme në New York: Biseda produktive me miq të çmueshëm

0
109

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar në lidhje me takimet që ka zhvilluar dje në New York të SHBA-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se ka zhvilluar pesë takime, për të cilat ka thënë se ka zhvilluar biseda produktive.

Kurti i ka quajtur “miq të çmueshëm” përfaqësuesit që ka takuar dje, me ç’rast ka ndarë edhe fotografi nga takimet.

Postimi i plotë:

Pesë takime tjera të rëndësishme për raportet tona me miq të çmueshëm dhe për mundësi të reja, në ditën e tretë të qëndrimit në New York.

Biseda produktive për zhvillimet aktuale dhe të ardhmen me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brien, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin, Kryeministrin e Grenadës, Dickon Mitchell, dhe Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here