Kurti bën thirrje për tu regjistruar banorët jorezident: Mërgata është pjesë e pandashme e Kosovës

0
108

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë thirrje për t’u regjistruar të gjithë qytetarëve jorezident të vendit tonë përmes platformës online E-diaspora.

Kurti përmes një video të publikuar në rrjetin social “Facebook” ka thënë se mërgata është pjesë e pandashme e Kosovës.

“Mërgata është pjesë e pandashme e kombit tonë, andaj ju ftoj që të regjistroheni secili dhe secila prej jush”, vijoi Kurti.

Kurti tha se duke u regjistruar si qytetar jorezident është mundësi për të “forcuar lidhjen” me atdheun.

“Procesi i regjistrimit si qytetarë jo rezident të Republikës së Kosovës është mundësia juaj për të forcuar lidhjen me atdheun. Duke u regjistruar, ju bëheni pjesë aktive e ndërtimit të së ardhmes së Kosovës dhe të vetë mërgatës.Përdorni të drejtën tuaj kushtetuese dhe regjistrohuni online përmes platformës e-diaspora deri më 31 gusht 2024”, vijoi Kurti.

E për procesin e regjistrimit, Kurti ka thënë se regjistrimi është i shpejtë dhe i lehtë por me ndikim të madh.

“E krahas platformës e-diaspora, ju mund të informoheni dhe sipas nevojës edhe të ndihmoheni për t’u regjistruar, në objektet e komunave rajonale të Kosovës, nga zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Regjistrimi është i shpejtë dhe i lehtë, por me ndikim të madh. Të dhënat tuaja do të ndihmojnë në krijimin e politikave që mbështesin mërgatën, përmirësojnë shërbimet, si dhe forcojnë lidhjet kulturore dhe arsimore me atdheun”, vijoi Kurti.https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Falbini2017%2Fvideos%2F1603697057028231%2F%3Fref%3Dembed_video&show_text=0&width=560

/GazetaSinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here