Kurti bën homazhe te varri i Zahir Pajazitit

0
242

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri i Zahir Pajazitit në shënimin e ditëlindjes së tij.

Kurti e përkujton Pajazitin si një figurë të nderuar dhe frymëzim për Ushtrinë e Kosovës:
“Zahir Pajaziti është emri i cili kujtohet e nderohet nga populli mbarë. Ai është frymëzim për ushtrinë e Kosovës, për forcat tona të sigurisë, për të gjithë ushtarët, oficerët dhe nënoficerët, të cilët e mbrojnë integritetin territorial, sovranitetin shtetëror, gjithandej Kosovës tërë kohën. Lavdi Zahir Pajazitit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar!”, ka shkruar Kurti.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/1378490276978029?ref=embed_post

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here