Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të enjten se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është “Zajednicë e Hashim Thacit dhe Isa Muftafës”.
Por sipas tij, kjo marrëveshje e nënshkruar nga dy-ish liderët shtetërorë nuk po zbatohet falë qeverisë aktuale të udhëhequr nga ai.
“Dallimi është drastik. Asociacioni është Zajednicë e Hashim Thacit dhe Isa Muftafës. Por, duke iu falënderuar qeverisë me mua kryeministër, nuk po zbatohet. Sa për ju moti ishte kryer. Unë i kam përmendur gjashtë kushtet për formimin e Asociacionit, të cilin ju e keni sjell”, u shpreh Kurti.
Tutje, kreu i ekzekutivit tha se “Zajednica e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës” nuk po zbatohet pasi ka qeveri demokratike.
“Dhe në fund, kur po jep deklarime Escobari e thotë se për një njeri nuk ndalet Asociacioni. Ai është momenti kur ju duhet të dilni e të thoni se kryeministri nuk është vetëm. Por, ju nuk delni”, përfundoi Kurti.