A e dini se cilat janë tre objektet që mbledhin më shumë mikrobe

0
289

Celulari dhe tualeti mund të jenë gjërat e para që të vijnë në mendje kur mendon për objekte që mbledhin mikrobe, por këto nuk janë të vetmet.

Përveç kësaj, sipas hulumtimeve amerikane, nuk janë ata që mbledhin më shumë mikrobe. Ka mbi sipërfaqe të dyshimta me më shumë mikrobe dhe ndoshta nuk na shkon në mendje.

Shihni disa prej tyre:

  1. Butoni i ashensorit

Butoni i katit përdhes në ashensor është një vend me shumë mikrobe, pasi kushdo që hyn në ashensor e shtyp atë. Viruset janë veçanërisht të zakonshëm në këtë pikë.

  1. Dorezat

Shumë mikrobe mbledh edhe doreza e aparatit të kafesë apo kazanit në zyrë, që zakonisht e kapim në mëngjes sapo hyjmë në zyrë, pa larë duart.

  1. Ekranet me prekje

Në radhë të parë janë ekranet me prekje të cilat tashmë janë pjesë e përditshmërisë sonë. 50% e tyre janë të infektuar me mikrobe që normalisht jetojnë në traktin e zorrëve.

Leave a Reply