Dhimbjet e nervit shiatik vijnë në trajtat e një agonie të vërtetë.
Problemet me nevin shiatik zakonisht kanë si pikënisje hernien diskale, që shkakton kompresim dhe inflamacion të shpinës.
Shpesh lëndimet si pasojë e ngritjes së peshave të rënda nxisin dhimbjet e nervit shiatik.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, faktorë të tjerë rreziku janë: mbipesha, ndryshimet në shtyllën kurrizore, jeta pasive dhe qëndrimi ulur për shumë kohë.
Nervi shiatik dhe dhimbjet e tij kryesisht trajtohen me ndihmë mjekësore, por krahas tyre, ekspertët rekomandojnë edhe disa kura natyrale terapeutike.
Kurat natyrale kundër dhimbjeve të nervit shiatik
Trajtimet kundër dhimbjes së nervit shiatik trajtohen me medikamente kundër inflamacionit dhe për qetësimin e muskujve.
Trajtimet e mëposhtme të sugjeruara nga AgroWeb.org, ju vijnë në ndihmë kundër dhimbjeve.
Qepa
Qepa mund të mos ketë një aromë të këndshme, por përbërësit e saj luftojnë inflamacionin dhe e zbusin irritimin e shkaktuar tek nervi shiatik.
Masazhojeni zonën e dhimbjes me pjesën e brendshme të gjysmës së qepës duke formuar lëvizje rrethore për 10 minuta.
Këtë masazh duhet ta bëni dy herë në ditë.
Gjethet e lakrës
Sipas informacioneve të AgroWeb.org, vlerat terapeutike të lakrës janë funksionale edhe kundër simptomave të nervit shiatik.
Ngrohni disa gjethe lakre dhe vendosini në zonën e dhimbjes.
Mbajini për 10 minuta dhe nëse është e nevojshme përsëriteni këtë dy herë në ditë.
Vaji i xhenxhefilit
Vaji esencial i xhenxhefilit lufton inflamacionin. Kur aplikohet në lëkurë, ai shkakton një ndjesi nxehtësie që e mposht dhimbjen.
Hidhni pak vaj në pëllëmbët e dorës dhe masazhonin zonën që ju dhëmb.
Masazhi duhet të zgjasë 8 deri në 10 minuta.
Këtë masazh duhet ta bëni çdo ditë deri sa dhimbja të largohet.
Lexoni këtu si të përgatisni vajin e xhenxhefilit.
Hudhra
Hudhra përmirëson qarkullimin e gjakut dhe eliminon dhimbjen.
Hani një thelpi hudhër esëll në mëngjes dhe përpara se të bini për të fjetur.
Vaji esencial i lules menekshe
Ky vaj përdoret kundër disa lloje dhimbjesh.
Ai aplikohet në lëkurë dhe falë masazhit përmirëson qarkullimin e gjakut.
Masazhi me këtë vaj efikas duhet të zgjasë 10-15 minuta. Ai nuk duhet të jetë i fortë dhe duhet përsëritur dy herë në ditë.
Përveç kurave natyrale, njerëzit që vuajnë nga nervi shiatik duhet të shmangin lëvizjet intensive që mund të përkeqësojnë situatën. /AgroWeb.org