Ju keni probleme me pagjumësinë?
Keni pasur një ditë të lodhshme dhe doni të pushoni mirë? Ja disa këshilla që duhet të ndiqni:
Për të qenë në gjendje të flini qetësisht një ilaç i shkëlqyer natyral janë lulet e pasionit. Përgatisni çajin me pak nga kjo bimë e tharë. Ky çaj është një qetësues i shkëlqyer natyror, ideal për pagjumësinë dhe në rastet kur jeni nervoz apo kur keni ndonjë shqetësim tjetër.
Një këshillë e vjetër e gjysheve është që ju të pini një gotë qumësht të ngrohtë para se të shtriheni në krevat.













































