Gjatë ditës së djeshme u paralajmërua se do të lëshohet në përdorim linku për aplikim për punëtorët e sektorit privat dhe studentët për shtesat prej 100 eurove.
Mirëpo, kjo gjë nuk u bë.
IndeksOnline ka kontaktuar me Qeverinë e Kosovës për të pyetur nëse sot do të kenë mundësi punëtorët dhe studentët të aplikojnë, por siç duket gjasat janë të vogla.
“Kur të jetë gati, do të ju njoftojmë”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Po ashtu, zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini, në një prononcim për IndeksOnline tha se shpejt do të dalin me një njoftim, pasi janë duke punuar ende në këtë drejtim./IndeksOnline