“Kur dikush të bën të vuash, kthehu tek vetja dhe kujdesu për veten tënde”

0
286

“Kur acarohesh, kthehu tek vetja dhe kujdesu për inatin tënd. Dhe kur dikush të bën të vuash, kthehu tek vetja dhe kujdesu për vuajtjen tënde. Mos thuaj dhe mos bëj gjë, sepse çdo gjë që do të thuash apo do tëbësh në një moment inati, mundet ta shkatërrojë ecurinë në vazhdim të marrëdhënies tënde. Pjesa më e madhe e jona nuk e bën këtë gjë, nuk duam të kthehemi tek vetja jonë, por ta ndjekim personin tjetër për ta ndëshkuar.

Mirëpo nëse shtëpia jote do të përfshihej nga flakët, gjëja e parë që do të bëje me siguri, do të ishte tëktheheshe në shtëpi dhe të kërkoje ta fikje zjarrin, jo të vrapoje drejt atij që mendoje se e kishte ndezur zjarrin. Nëse do të bëje këtë të fundit, shtëpia do të vazhdonte të digjej ndërkohë që ti do të ndiqje fajtorin”. – Thich Nhat Hanh

Ajo çfarë ne bëjmë gabim në përditshmërinë tonë, është se kapemi pas dikujt që na lëndon, apo na thotëdiçka që nuk na pëlqen. Ne thjesht humbasim kohën tonë, pasi nëse dikush ka krijuar një opinion tëcaktuar për ne, nuk kemi pse të përpiqemi t’ia ndryshojmë atë opinion. Thjesht nuk duhet të ndikohemi prej tyre, pasi ne nuk jemi mendimi që dikush ka për ne, por mendimi që ne kemi për veten tonë. Në fund të fundit, pas një zgjedhjeje të tillë, ne thjesht humbasim kohën tonë. Koha është gjëja më me vlerë që na falet dhe këtë gjë e kuptojmë në momentin që e humbasim atë. Duke u marrë me njerëz që nuk ia vlejnë, vetëm sa stresojmë më tepër veten tonë.

Nëse ndihesh keq prej një debati me dikë, apo me diçka që të ka ndodhur, thjesht kthehu tek vetja. Mendo se sa shumë vlen dhe se sa pak ia vlen të shqetësohesh për gjëra të tilla. Kohëra më të mira do të vijnë dhe gjithçka do të shndërrohet thjesht në një kujtim të pavlerë. Atëherë ke për ta kuptuar se sa e pavlerë ka qenë të mërziteshe për gjëra të kota.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here